206096
Një 26-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i dituru vra pas një sherri në një bar në Milano. Mediat italiane thanë se ai ishte shqiptar dhe u qëllua nga dy persona të tjerë.

Viktima rezulton të ketë qenë person me precedentë penale, por mediat nuk saktësojnë akuzat apo dënimet për këtë person.

Shqiptari që mbeti i vrarë, mori plumba në pjesën e barkut dhe ishte ulur në lokal. Aishte shoqëruar me një person tjetër që mbeti i plagosur.