fufiok

Deputeti demokrat, Mhill Fufi nuk është thirrur nga institucionet hetuese në lidhje me deklaratat e Tom Doshit se me urdhër të Ilir Metës do të vrisnin dy deputetët. Në studion e Abc News, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha se deputeti demokrat nuk është thirrur nga asnjë insitucion për të dëshmuar. Megjitahtë burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se, Fufi do të flasë të mërkurën në lidhje me këtë çështje dhe do të sqarojë se çfarë di mbi atentin që po i përgatitej atij dhe deputetit Doshi.