ilir

Veç Luan Ramës që sulmoi indirekt qeverinë për çështjen e kanabist, gjatë konventës së LSI-së në Tiranë, edhe kryetari Ilir Meta lëshoi “thumba” për aleatin e tij qeverisës lidhur me politikën e konçensioneve.

“Nëse ka diçka që nuk duhet ta japim me konçensionështë dinjiteti i të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë”, u shpreh Meta, duke atakuar kështu sërish politikën e konçensioneve të qeverisë “Rama”.

LSI ka dalë shpesh kundër disa konçensioneve madje propozoi një ligj të ri që miratimi i konçensioneve të mos bëhej thjesht me vendim qeverie, por të kalohej përmes Kuvendit.

Sidoqoftë ai draft fle sirtarëve dhe duket se ishte thjesht për shoë politik nga ana e partisë së Metës.