basha-dhe-meta-620x350 (1)_0

“Edi Rama dhe Basha do të jenë në opozitë. LSI do të jetë forcë e parë. Edhe sondazhet që nxjerrin i bëjnë të dy bashkë. Sërish koalicion PD-LSI pas zgjedhjeve? Nuk është detyra ime të merrem me mundësitë. Zgjedhjet janë kërcënuar nga task forca që po funksionon si Gestapo”.
Janë fjalët e Ilir Metës në emisionin “Opinion” që duke vijuar ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha duke e akuzuar për marrje lekësh për të vënë njerëz në lista.
“LSI nuk merr lekë për të vënë deputetë në listë. Nuk merr lekë as për të vënë kryetarë bashkie nëpër lista. Le ta dinë demokratët. Listat e LSI-së i bëjnë forumet e LSI dhe jo partitë e tjera” – tha Meta.
“Detyra e zotit Basha në 3 orët e errësirës është që te merret me LSI-në. Në fakt Rama thotë një të vërtetë që unë kam qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Partisë Demokratike. Madje kam qenë më shumë se Luslim Basha sepse Basha e ka diskredituar PD te reforma në drejtësi.
I thashë Bashës të mos merrej me detajet kur patëm një takim për reformën në drejtësi. Të qëndronte në fjalë dhe ai e mbajti se në fakt kisha frikë. PD do të ishte shpërbërë me kohë. Një pjesë do kishte dalë si patriotë pjesa tjetër do shkonte në çadër.
Mos mendoni që Basha mban çdo premtim. Nisi të hiqte Ramën dhe morri OSHEE. Ka 8 ministra që zbatojnë urdhrat e Ëngjëll Agaçit”
- tha Meta.