meta7_0

Ilir Meta shmang përballjen sot në Kuvend me deputetin Tom Doshi. Pritet që mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit e njoftuar për sot në orën 17:00, të drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule.

Mësohet se kryeparlamentari Meta s’do të jetë prezent në këtë mbledhje, për shkak se ai pretendon që ka konflikt interesi me këtë cështje. Por me siguri që Meta kërkon të mos ballafaqohet me deputetin “rebel” të Shkodrës, edhe se ndoshta pritet që të jetë një mbledhje e tensionuar. Meta ishte sot në Shijak ku inaguroi një pulari dhe zbuloi për mediat se cfarë e bën të ketë një formë fizike të mirë.

“Dua t’ju them se një nga sukseset e sekretit të rënies time nga pesha është se e filloj mëngjesin me një vezë të zier dhe e përfundoj me pak mish pule në darkë. Aq më shumë rezultate ke kur janë produkte bio dhe të gatshme për eksport, kur janë produkte made in Albania”,- tha kreu i Kuvendit.

Meta ka bërë ironi pak ditë më parë, duke e etiketuar cështjen “Doshi” si “komploti i pularisë”. Për këtë ai i referohej një sipërmarrje biznesi mes Tom Doshit dhe Dritan Priftit, dy politikanët që i kanë krijuar telashe Ilir Metës.