Nishani-Meta

Pas dështimit të takimit të partive parlamentare pas thirrjes për një tryezë nga ana e kreut të Kuvendit Ilir Meta, ky i fundit, nuk i ka ndalur lëvizjet e tij.

Lapsi.al mësoi se kreu i Kuvendit është duke zhvilluar një takim me presidentin e Republikës Bujar Nishani në zyrën e kreut të shtetit.

Nuk dihen detaje nga takimi, por e sigurt është se po bisedohet për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike.