asdf asdf_0

Ilir Meta thumboi Lulzim Bashën duke thënë se demokratët nuk duan një lider vetëm me stomak.

Duke folur nga mitingu i LSI-së në Tiranë, Meta u shpreh se pavarësisht mendimit të secilit për Sali Berishën, demokratët ishin mësuar të kishin një lider me karakter, duke goditur kështu Lulzim Bashën. Këtë të fundit sëbashku me Edi Ramën, Meta i ka quajtur shpesh javët e fundit si “Tomi dhe Xherri”, kur i ka krahasuar me Sali Berishën dhe Fatos Nanon.

“Kam një mesazh edhe për Lulin dhe shpresoj ta dëgjojë mirë. S’i gënjen dot ti demokratët dhe s’e blen dot ti shpirtin e demokratëve duke thënë triskat e LSI se i fiton votat me vende pune. Jo Lul Basha, ti s’i ke humbur votat e PD për shkak se ke humbur vendet e punës, unë i njoh mirë demokratët dhe kam bashkëpunuar si burrat me ata dhe jo në errësirë. I mirë, i keq Sali Berisha, secili ka mendimin e tij, por demokratët ishin mësuar të kishin lider me karakter dhe nuk duan një lider vetëm me stomak.” – deklaroi Meta.