Ilir Meta në një deklaratë për mediat këtë mëngjes ka bërë thirrje të qartë për palët politike duke theksuar se nuk duhet të shkojë vendi në konfrontim.

Sipas presidentit, palët duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos tregohen egoistë por të mendojnë për të mirën e vendit.

Meta tha se ata duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për pasojat që i presin nëse ndodh që vendi të shkojë në konfrontim civil.

“Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të mos jenë egoistë, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim”, u shpreh Presidenti i vendit.

Ai foli edhe për transferimin e përgjigësive nga njëra palë tek tjetra.

“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët,aq më tepër tek Presidenti i Republikë. Palët e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë.” – u shpreh sot për mediat, Presidenti Ilir Meta, i pyetur për rrugët e zgjidhjes së krizës politike në vend.

Deklarata u bë pas fjalimit që ai mbajti në Konferencën e 3-të Kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë.