“Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë dhunen është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!”. Kjo është deklarata e presidentit Ilir Meta në lidhje me protestën që ndodhi pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ku disa artistë e përfaqësues të shoqërisë civile u shoqëruan.

Teksa ka publikuar një video nga episodet që u shoqëruan ditën e diel, kreu i shëtit thekson se demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!
Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!
Kurajë qytetare dhe solidaritet!
Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!

Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane! ??”, shkruan Meta, pak orë para protestës së paralajmëruar sot nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit.