ilir-meta-3-655x356

Mazhoranca duket se e ka me ngut zgjedhjen e Presidentit të ri të republikës. Ndërsa sot dështoi raundi i parë, nesër pritet të zhvillohet raundi i dytë. Lajmi u njoftua nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta në përfundim të seancës së sotme.

“Ne i kemi numrat, por duam konsensus. Synojmë një proces bashkëpunues me opozitën”, u shpreh Meta.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur më herët edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që javën tjetër kur vjen në Tiranë negociatori ndërkombëtar, pritet të nisë dialogu me opozitën për daljen e saj nga çadra dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.