meta-londer2

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jetojnë në Britaninë e Madhe. Ndonëse larg Tiranës, Rama ka dërguar mesazhe të qarta edhe për partnerin e tij në qeveri se politika duhet të punojë shumë për ta konsoliduar më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Dua të shpreh edhe detyrimin tonë për të bërë më shumë për emigracionin tonë këtu, por edhe kudo dhe njëkohësisht për të bërë gjithçka që shqiptarë kudo ku ndodhen të jenë sa më pranë njëri-tjetrit. Njëkohësisht edhe të kenë gjithmonë një mesazh pozitiv nga vendi i tyre, gjë që kërkon edhe një politikë pak më bashkëpunuese në Shqipëri. Ky ka qenë dhe mbetet një nga qëllimet tona kryesore që të shërbejmë për të forcuar dialogun politik në vend me qëllim forcimin e institucioneve të vendit tonë dhe njëkohësisht në këtë mënyrë rritjen e mëtejshme të ekonomisë së vendit si një bazë shumë e rëndësishme jo vetëm që të rinjtë tanë të mos mendojnë më për t’u larguar nga Shqipëria, por edhe për të krijuar një mjedis sa më të përshtatëm për kthimin e shumë të tjerëve, të cilët mendojnë se ato eksperienca që i kanë realizuar këtu apo në vende të tjera të munden t’i investojnë në Shqipëri” – shtoi z. Meta.