Edi-Rama-Manjani-LSI-800x527

Rastësisht apo jo, Ylli Manjani e nisi vitin me dy intervista të forta në Top Story me Sokol Ballën dhe në Opinon me Blendi Fevziun. Pa u kompleksuar për temat tabu apo pyetjet e vështira, Ministri i Drejtësisë ka qenë i drejtpërdrejtë në të dyja intervistat, duke provokuar mërinë e Edi Ramës, që më pas i ka kërkuar dorëheqjen. Situata u komplikua më shumë me daljet publike të Lefter Kokës dhe Vangjel Tavos dhe duket se LSI doli në bllok në mbështetje të ministrit të saj. Por deri ku shkoi Ylli Manjani me deklaratat e tij e tregojnë dy videot me poshtë.
Mesazh për Ramën ishte komenti për Ben Blushin dhe kunja për Shpëtim Idrizin në Top Story apo rrëfimi për një debat me tone të larta në mbledhjen e qeverisë për kanabisin
Ndërsa në studion e Opinion, Ministri i Drejtësisë pranoi hapur se Ilir Meta duhet të jetë Kryeministër i Shqipërisë.
Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama dëgjon këto lloj deklaratash nga Ylli Manjani. Mbetet për t’u parë nëse, kryeministri do ta kalojë të gjithë këtë situatë me një buzëqeshje, apo koalicionit i kishte ardhur fundi dhe Rama i parapriu vendimit të Ilir Metës. Videot më poshtë me deklaratat e Manjanit: