rt

Arian Çani, gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Zonë e lirë” ka komentuar situatën politike në vend në prag të dështimit të zgjedhjeve lokale në Kavajë dhe atyre të përgjithshme të 18 qershorit. A do të ketë një koalicion PS-LSI përpara zgjedhjeve? Për Arian Çanin kjo është e sigurt.
“Edhe sikur mos të dojë Meta, do jetë i detyruar të bëjë koalicion me Ramën. Rama ka një fuqi të paimagjinueshme. Mendojnë se Rama do t’i lutej palëve, kam përshtypje se kundërshtarët e tij po kuptojnë se lidhjet e këtij personazhi që quhet Edi Rama është që ti shkojnë nga pas, pasi fundi i tyre do jetë i tmerrshëm. Fundi do jetë i tmerrshëm mendoj unë. Meta është i detyruar”- thotë Çani.
A ka shans që Meta të bëhet kryeministër?
“Rama nuk do ta pranojë kurrë Metën kryeministër. Ai e ka ndërtuar pushtetin 120 vjet para. Ai nuk pranon kurrë këtë. Atij nuk i del kush përpara në këtë gjë. Unë e njoh mirë atë. Minimumi 30 vjet Rama do mbretërojë në këtë vend. Po hyjmë në një epokë autoritare. Unë mendoj se Rama është koherent dhe është besnik me njerëzit që e kanë mbështetur. Ai është besnik. Do habiteni kur të vijë një ftesë e Trupit për Ramën. Ata ngjasojnë si dy pika uji. Këtu do jemi, do habiteni të gjithë” – thotë gazetari i njohur.
Çani thotë se edhe opozita do të dalë nga çadra dhe do shkojë në zgjedhje “me një këmbë”.