PD-selia_11

Grida Duma ka qenë e para që ka reaguar nga PD-ja për deklaratat e kreut të LSI-së, Ilir Meta, duke thënë se Meta ka konfirmuar kauzën e opozitës se qeveria aktuale nuk mund të garantojë zgjedhje.

“Si fillim ka vërtetuar ngritjen e termave tona. Termat që u përdorën, qeveri e besimit. Çfarë do të thotë se kjo qeveri nuk jep alternativë për zgjedhje të lira. Atë që kemi thënë. Kryetari i grupit të LSI vë në dispozicion mandatet ekzekutive.

Lexuar politikisht është kjo gjë. As që diskutojmë zgjidhjen që është në Parlament. Problemi është qeveria. Deri tani ky Kryeministër nuk jep garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çështjet tona u vërtetuan nga aleati i mazhorancës. Kauzat qëndrokan”, tha Duma në emisionin “Tonight” të Ilva Tares.

Ilir Meta është shprehur se LSI është e hapur për koalicion me PS-në, por nëse plotëson disa kushte. (kliko poshtë)