meta-rama_6

Ilir Meta ka dhënë për herë të parë “notën” për koalicionin mes LSI-së dhe PS-së. I ftuar në studion e “Opinion”, Presidenti i zgjedhur i vendit ka vënë dy nota për koalicionin që nisi në 2013 dhe ka mbaruar tashmë.
Në dy vitet e para, për Ilir Metën koalicioni PS-LSI ka një notë të mirë, “8+”, por ndryshe mendon Meta për dy vitet e tjera, në periudhën 2015-2017. Sipas Metës, në dyvjeçarin e fundit, koalicioni nuk kalon as klasën!
“Ky koalicion në dy vitet e para ka notën 8+ në dy vitet e fundit nuk e kalon as 4! Kjo është e njëjta përsëritje e skemës si në 2007 dhe 2009. Në 2005 LSI u nda me PS-në. Rama kritikoi Nanon se nuk bëri aleancë me LSI-në. Në të vërtetë aleanca u krijua dhe ai fitoi bashkinë e Tiranës. Dhe Në atë moment, ai theu paktin dhe iu kundërvu LSI-së, duke bërë pakt me Berishën, në një periudhë të errët të tij, pas Gërdecit…! Për të rrëzuar LSI-në. Në 2009, koalicioni PD LSI, që ishte i pashmangshëm, para 2013 bëri gjithçka për një koalicion PS-LSI, duke u betuar e stërbetuar që nuk do të bënte lëvizje” – tha Meta.