rama-basha-meta-1-1024x628

Kreu i Kuvendit, njëherësh Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në trajnimin informues me të rinjtë në Fier mbi procesin e integrimit evropian. Ky ishte një rast për të dhënë një mesazh për atë që po ndodh në politikën shqiptare, ku Metës i pëlqen ta shohë veten mbi të tjetër ose së paku jashtë konfliktit. Me gjuhën e tij të kohëve të fundit, Meta thotë se Rama dhe Basha duhet të nisin dialogun për zgjidhjen e krizës.

“Konflikti po na kthehet në një pengesë serioze për të gjithë ecurinë e integrimit evropian të vendit. Nënvizoj rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut politik për të garantuar zgjedhje të standardeve evropiane. 18 Qershor, zgjedhjet duhet të jenë plotësisht të standardeve evropiane. Zgjedhjet të mos kthehen në një hap drejt thellimit të një krize politike apo të një krize zgjedhore” – thotë Meta.