Meta-Gruevski-300x188

Ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, i cili dështoi të bënte qeverinë e re në një intervistë të ditëve të fundit ka fajësuar shqiptarët që nuk i dhanë atij votat. Sipas gruevskit qenë hoxhallarët shqiptarë dhe disa komandantë të cilët kanë bërë proogandë kundër tij mes shqiptarëve. Por ajo që bën çudi është fakti se Gruevski ka shigjetuar edhe manjatin Xhorxh Soros si fajtor për imazhin e tij të keq. Gruevski për të gjitha skandalet dhe akuzat që i janë bërë ne media për abuzime me pushtetin ka gjetur një fajtor dhe ai është mes organizatave jo qeveritare dhe gazetave që financohen nga fondacioni për shoqëri të hapur.

Fiks të njëjtën akuzë shprehu pak kohë më parë në Tiranë edhe Ilir Meta.. Kur u pyet në nevs 24 nga gazetarja Eni Vasili për akuzat e tij për skandalin DIA- CEZ, Meta u përgjigj: nuk merrem me mediat e Sorosit.

Të dy liderët janë vënë në krye të një makinerie propagande që i sheh të gjithë të këqiat në sejcilin vend tëj lidhura me financimet e multimiliarderit ameikano hungarez. Të tilla ryma janë përhapur me shpejtësi edhe në Hungari, Serbi, Poloni dhe Rumani, ku shpesh politikanë të akuzuar për korrupsion dhe abuzim me pushtetin kanë kthyer gishtin nga Soros. Ky fenomen ka marrë hov sidomos pas fitores së Trump në ShBA i cili njihet si armik i shpallur i miliarderit