edi-rama-ilir-meta-fatos-nano
LSI nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për ndryshime në qeveri, të paktën sa i përket ministrave të saj.

Javanews.al duke iu referuar burimeve brenda LSI-së raporton se Ilir Meta i ka gati propozimet për kryeministrin Rama në lidhje me ndryshimin e dy ministrave.

Bëhet fjalë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Integrimit. Kështu, Vangjel Tavo bëhet ministër i Integrimit Evropian, ndërsa Petrit Vasili ministër i Bujqësisë.

A janë këto impulset e reja që kërkonte Meta dhe a do të miratohen prej Ramës këto ndryshime, mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme.