meta-3-655x356

E ndërsa përflitet një koalicion u mundshëm post zgjedhor PS-PD, Ilir Meta deklaron se këto dy forca politike nuk kanë asnjë shans të marrin 71 mandate të dyja bashkë.

Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Meta u shpreh i bindur se demokratë e socialistë do të ndëshkojnë me 25 qershor këtë imoralitet dhe bashkëpunim në krim për të cenuar standardin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Nuk ka asnjë shans që Basha dhe Rama të marrin bashkë 71 mandate. Reagimi i socialistëve dhe i demokratëve ka filluar prej kohësh. Jam i bindur që ata do ta ndëshkojnë këtë imoralitet dhe këtë bashkëpunim në krim për të cenuar standardin e zgjedhjeve në Shqipëri, për të hequr dorë nga përgjegjësitë që kanë për të gjitha problemet që i kanë krijuar vendit dhe për t’ia kaluar, gjoja, përgjegjësitë LSI-së. Janë përgjegjësitë e tyre. Ata duhet t’i mbajnë deri në fund dhe ata do të ndëshkohen për këto përgjegjësi që kanë dhe që nuk i pranojnë.” – tha Meta.