ilir-meta-top-story_1486413297-7291418

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u tregua diplomatik në intervistën për Sokol Ballën për t’i “treguar vendin” ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu.
“Ambasadori Lu ka bërë edhe veprime që nëse do t’i kishte bërë një ambasador i një vendi më të vogël do të ishte kritikuar keq. Por ne e kemi pranuar SHBA si partner strategjik.
Asnjë ambasador nuk mund të zëvendësojë institucionet në Shqipëri. Asnjë ambasadë nuk mund ta bëjë këtë. Në këtë pikë mund të bëjmë më shumë për të konsoliduar institucionet shqiptare.
Marrëdhëniet me Lu?
Këto janë pyetje pa sens. Unë jam gati të sqaroj të gjithë për reformën në drejtësi.
Çfarë mendoj për Soros?
Për mua kanë rëndësi vetëm marrëdhëniet me SHBA. Sepse kjo ka të bëjë me vendin tim. E rëmndësihme është që ky të jetë një raport i fortë që interesat e shqiptarëve në rajon të jenë në favor.
Nuk dua të komentoj interesat e Soros. Ai miliarder është. Qëllimi i tij është që të fitojë sa më shumë. Nëse ai Sorosi, apo strukturës së tij të ndihmojë në Shqipëri kjo është pozitive, por nëse përpiqen të krijojnë probleme duke kërkuar të identifikohen si përfaqësues të SHBA-vë kjo sjell probleme.
Mediat? Nuk ka gjë të keqe që mediat të marrin fonde nga Soros.”
– tha Meta.