de

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka ironizuar sot me ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta pas deklaratave të forta që dha dje nga mitingu elektoral i Tiranës, kur e quajti Rilindjen e Ramës si sëmundja “Ebola”.

“Partia e te varferve dhe te varfrit e zyrave te bujqesise, jane te zene; Nje pjese po numerojne parate e dites, te tjeret po kerkojne Ebolen ti japin ndonje lek!” – shkruan Braçe në profilin e tij në FB.

Postimi i Braçes

Si oligark qe jam,
po ndjek ujin ne Degen e Krutjes, Degen e Terbufit, Degen e Lushnjes,
parcele me parcele, kudo.
Rrapeza qe ishte problem, u zgjidh!
Me radhe kudo per te ndihmuar bujqit ne punen e tyre.

Keta te tjeret,
domethene partia e te varferve dhe te varfrit e zyrave te bujqesise, jane te zene;
Nje pjese po numerojne parate e dites,
te tjeret po kerkojne Ebolen ti japin ndonje lek!