haradinaj7

Ramush Haradinaj është shfaqur në një video teksa falenderon mbështetësit e tij. Ai gjendet në Francë dhe nuk mund ta lërë këtë shtet derisa gjykata e Colmar –it të vendosë mbi kërkesën e Serbisë për ekstradim. Në video Haradinaj shfaqet i sigurtë se së shpejti do të largohet nga Franca. “Doja t’ju falenderoja të gjithëve përpara se me ik, se shpresojmë do të ndodhë, s’ka ku shkon më”, u shpreh kreu i AAK –së. Në Kosovë, shumë prej komentatorëve e kanë lidhur ndalimin e Haradinajt me zhvillimet e fundit që ndodhën në kufirin me Serbinë. Por Franca ka mohuar që vendimi i saj të jetë politik, duke sqaruar se ka qenë e detyruar të zbatojë një urdhër të Interpolit.