auto_prokurori1427805406

Një prokuror turk është marr peng paraditen e sotme. Agjensica Reuters shkruan se Mehmet Selim Kiraz është marrë peng nga një grup i armatosur brenda një gjykate në Stamboll. Ky prokuror po merrej me hetimin e vdekjes së një protestuesi antiqeveritar. Konkretisht ai ishte duke hetuar vrasjen e Berkin Elvan, i cili vdiq marsin e kaluar pasi kaloi 269 ditë në koma për shkak të lëndimeve që ishin shkaktuar nga policia në protestat masive të verës së vitit 2013. Brenda gjykatës janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.Forcat speciale turke raportohet se kanë hyrë brenda ndërtesës ku ndodhet gjykata. Televizioni turk, NTV ka publikuar një fotografi në faqen e vet të internetit, ku shihet një person që i drejton armën në kokë prokurorit. Ky i fundit është me duar të lidhura. Nga raportimet e para mësohet se pengmarrësit i takojnë një grupi radikal të majtë.