rexhep_meidani_1682
as Ben Blushit është ish -presidenti Rexhep Mejdani ai që u kujton socialistëve se kryetari i tyre, Edi Rama, ka shkelur statutin duke mos zhvilluar zgjedhjet për kryetarin. Mejdani thotë se refuzimi i zbatimit të statutit shpreh një përafrim jodemokratik në ligjësimin institucional. “Pavarësisht deklaratave të kryetarit (me mandat të përfunduar) dhe sofizmave të tij me modelin laburist, aq më keq të imitimee përdredhëse të “ideologëve” dhe servilëve të çdo kryetari radhe, përgjigja është fare e thjeshtë: duhej të ishte respektuar statuti. Ose duhej tëmiratohej me shpejtësi një statut tjetër, në pasqyrim të situatës konkrete apo merakut personal. Këtë do të bënte çdo parti me udhëheqja dhe forume dinjitoze”, thotë Mejdani në një intervistë për Panorama. Ai komenton edhe deklaratat e Ramës se bazuar në përvojën e Laburistëve anglezë, kryetari i një partie që fiton zgjedhjet, s’ka përse të zhvillojë zgjedhje në parti. Sipas Mejdanit, “çuditërisht përdoret një argument që nuk është fare argument, në kuadër të statutit aktual të Partisë”. Në këtë pikë ai shpreh kritika edhe ndaj senatorëve të PS që i kanë dalë në mbështetje Ramës. “Dhe megjithatë është heshtur ose janë fërkuar sytë. Përfshirë dhe të ashtuquajturit “senatorë” të partisë”, thotë ai. Javën e kaluar ishte deputeti Ben Blushi, që në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare i kërkoi Ramës të respektonte statutin, duke i kujtuar se ishte zgjedhur administrator dhe jo monar në parti.