Ditmir-Bushati-1

Televizioni “Rozafa” dhe Radio “Motiv” akuzojnë Ditmir Bushatin se ka urdhëruar degën e OSHEE-së në Shkodër t’i ndërpresë energjinë elektrike.

Përmes një deklarate, “Rozafa” dhe “Motiv” e cilësojnë këtë “urdhër politik” të Ditmir Bushatit si sjellje të “pa precedent prej gangsteri” dhe jo ministri të Jashtëm.

Në deklaratë (shih poshtë) kërkohet nga Bushati dhe Partia Socialiste që vendime të tilla të merren nga autoritetet përgjegjëse, dhe jo nga partitë politike.

Në deklaratë, TV “Rozafa” dhe radio “Motiv” gjithashtu kërkojnë nga drejtori i përgjitshëm i OSHEE të marrë masat për këtë vendim “shatazhues dhe gjobëvënës ndaj medias dhe fjalës së lirë”.