Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, mund të takohen gjatë dhjetorit në Bruksel. Kështu ka raportuar sot gazeta beogradase “Danas”, duke iu referuar burimeve të veta nga qeveria.

Sipas të përditshmes serbe, përveç takimit në dhjetor, dy liderët pritet të takohen sërish në janar të vitit 2018.

“Vuçiç dëshiron që dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën të përfundojë deri në muajin mars” – kanë thënë burime të kësaj gazete. Faza e re e bisedimeve Prishtinë-Beograd pritet të fillojë në pranverë.

Facebook Twitt