Acarimi si pasojë e marrëveshjes së emrit me Maqedoninë kanë bërë që qeveria greke të shtyjë përpjekjet për të zgjidhur dallimet dypalëshe me Shqipërinë.

Sipas një njoftimi, Zyra e Kryeministrit tha se pret për ratifikimin e marrëveshjes së emrit në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) dhe Greqinë përpara se të merret me çështjet shqiptare.

Por, Ekathimerini shkruan se negociatat midis Athinës dhe Tiranës do të vazhdojnë, në veçanti midis komisioneve që merren me përcaktimin e kufirit detar të të dy vendeve, të cilat kohët e fundit kanë filluar një përpjekje për të zgjidhur të gjitha çështjet në pritje.

Përpjekja për të kufizuar këtë zonë mes të dy vendeve është penguar në të kaluarën për shkak të mosmarrëveshjeve politike brenda Shqipërisë, shkruan Ekathimerini. Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shfaqur hezitimin për të ratifikuar një marrëveshje të tillë, ndërsa Kryeministri Edi Rama është shumë më i gatshëm.

Përveç heqjes së statusit të luftës që ka mbetur në fuqi që nga Lufta e Dytë Botërore, Greqia gjithashtu dëshiron të sigurojë të drejtat e grekëve etnikë në Shqipëri. Sipas deklaratave të mëparshme të Ministrisë së Jashtme greke, është bërë përparim në çështjen e pakicës greke.

Qeveria greke ka mohuar kategorikisht se çështja e mprehtë e çamëve, të cilën Tirana e ka shtyrë me forcë, është ndër çështjet që duhen negociuar.

Çamët pretendojnë të drejtën e pronës që kanë lënë në Greqi kur ata u dëbuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Greqia hedh poshtë pretendimet, duke thënë se çamët ishin bashkëpunëtorë nazistë.

Deri më tani, të dyja palët kanë bërë përparim në të ashtuquajturat çështje me prioritet të ulët si p.sh. heqja e taksave konsullore për shqiptarët në Greqi dhe njohja e patentave shqiptare. Për më tepër, Shqipëria tashmë ka filluar procesin e nxjerrjes të eshtrave të ushtarëve grekë që ranë në jug të Shqipërisë gjatë luftës greko-italiane në vitet 1940-41.