sk_1451308751-1914117
Sikur mos mjaftonin akuzat per tarifat e larta aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është akuzuar për një tjetër skandal nga mediat e Kosovës. Një njoftim i portalit Telegrafi i rimarrë pastaj edhe nga të tjerët ngre alarmin se në Rinas e njohin ednde Kosovën si pjesë të Jugosllavisë. “Edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të 2008-së dhe se Jugosllavia ka kohë që është shkatërruar, për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës i cili bart emrin e humanistes shqiptare “Nënë Terezë”, Kosova, respektivisht kryeqyteti Prishtina ende figuron si pjesë e Jugosllavisë” shkruajnë në Prishtinë. Gazetat i referohen faqes ne internet ku rrezulton një fluturim drejt Prishtinës që konsiderohet si Jugosllavi.IMG_20151228_150325