Largimi i kazinove dhe pikave të basteve nga qendrat e banuara do të jetë fakt në fillim të janarit.

Sipas kryeministrit mbyllja e vendeve nuk është argument që mos të zbatohet ligji. Kryeministri Edi Rama i është referuar shifrave të vendeve të punës që janë të lira e në të njëjtën kohë edhe pagës së punësimit duke ju referuar edhe lehtësirave të paketës fiskale për rrogëtarët.

Por sipas Ramës më e rëndësishme është që qindra miliona euro në vit do të ngelen në ekonominë shtëpiake, e do të hynë në treg për konsumin.

Më tej kryeministri Rama u shpreh se për të gjithë ata që kanë dhënë ambientet me qira në këto biznese dhe do të duan që të zhvillojnë një biznes të ndershëm do të jene mundësit, duke ju referuar lehtësirave fiskale që aplikohen për bizneset.