images_77

Në një kohë kur e gjithë vëmendje është tek fakti nëse do të arrihet apo jo dialogu me opozitën, Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ një foto të çadrës së protestës së opozitës, duke e etiketuar si ‘Foton e Ditës’.

Ka qenë pikërisht një pamje nga çadra ku protestojnë përfaqësues dhe mbështes të opozitës. Aty shfaqet një pjesë e çadrës dhe përballë saj një shitës ambulant, që shet produktet e tij, që nga farat e lulediellit, e deri tek uji.