redi-molla-dhe-neridan-gjojdeshi
hkarkohet nga detyra kreu i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë Neritan Gjojdeshi.

Bashkia e Tiranës në një komunikatë për mediat, bën me dije se Bordi i Asamblesë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, me aksionerë Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës, zhvilloi sot një mbledhje emergjente për të verifikuar dhe diskutuar në detaje të gjithë situatën problematike të krijuar ditët e fundit, pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta të qytetarëve lidhur me mbifaturimin e ujit të pijshëm.

Në mbledhje u vendos ngritja e një Komisioni të Posaçëm, i cili do të shqyrtojë me përparësi të gjitha rastet e mbifaturimeve të ujit të pijshëm në të katër zonat ku janë hasur problemet, si dhe gjithë situatën e performancës së UKT-së në këto pesë muaj.

Asambleja vendosi të lirojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës, Neritan Gjojdeshi dhe ka emëruar në këtë detyrë z. Redi Molla, i cili ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë.

Ky vendim vjen pas protestës së banorëve në zonën e Kombinantit, kundër mbifaturimeve për ujin e pijshëm për muajin janar të 2016.