6be517d5c01fe89109a495930afb2e8f
Një masiv dheu ka rrëshqitur në rrugën Elbasan – Librazhd duke e bllokuar tërësisht qarkullimin. Masivi ka rënë në Xibrakë, tek ish –magazinat e Rezervave të Shtetit. Qindra makina janë bllokuar në të dyja krahët. Policia e Shtetit bëri të ditur se forcat e rendit janë në vendin e ngjarjes dhe po largojnë automjetet nga zona, pasi pasi mund të ketë rrëshqitje dheu përsëri. xxxx