Pas disa ditësh nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kuçovë, ku një djalë masakronte qenin me sëpatë, ka patur shumë reagime në media e rrjete sociale ku qytetarët shpreheshin të revoltuar për veprimin e 14-­vjeçarit. Një javë pas kësaj ngjarje ka folur për “Pasdite në Top Channel”, mamaja e djalit që masakroi qenin.

Sipas Qamiles qeni ishte i sëmurë, i kishte ngrënë pulat dhe i ishte sulur edhe asaj. Djali nuk kishte duruar dhe e kishte vrarë. Qamilja ishte e divorcuar nga burri dhe djalit i kishte rënë e gjithë pesha për të mbajtur familjen. Familjarët e ish-burrit nuk e ndihmonin e madje kishin tentuar të mbillnin tokën tek vendi ku rrinte qenin me pretendimin se toka dhe shtëpia nuk ishte e tyre.

Videon e kishte hedhur në internet një profesor në shkollën e 14­-vjeçarit. Ky i fundit kur pa që video po shpërndahej gjithandej kishte tentuar të hidhej nga dritarja e shkollës, por shokët e klasës e kishin shpëtuar.