57
Mes dy fiseve Mema dhe Çapja në Elbasan ka një histori të gjatë përplasjeje të përgjakshme. Ajo nisi në dhjetor të vitit 2005 kur biznesmeni Sokol Çapja u vra nga 3 persona të maskuar në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit.

Për vrasjen e Sokol Çapjas u akuzuan Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta. Ky I fundit që njihej edhe me emrin Gentian Beqiri u eliminua në banesën e tij në gusht 2012 ndërsa mbahej në arrest shtëpie pasi ishte i paralizuar.

Pas vrasjes së Çapjas oficeri i policisë rrugore, Fadil Mema, u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona në afërsi të shtëpisë së tij. Kjo për shkak se Mema shihej si organizator i vrasjes së vitit 2005. Pak kohë më pas u vra Ardian Ibrahimi kunati I Fadil Memës ndërsa policia nuk mundi të zbulojë autorët.

Ish-polici Fadil Mema u largua nga detyra edhe Shqipëria. Por në mars të vitit 2015, ai u qëllua për vdekje ndërsa po kthehej nga puna, në Torino të Italisë, ku punonte si shpërndarës gazetash. Vrasja e tij sipas policisë ka sjellë reagiimin e fisit Mema që ka qëlluar mbrëmjen e së mërkurës kundër fisit Çapja.