ramabashametanishani_0
Largimi i përsonave të dënuar për krime të rënda nga politika mori sot firmat e përfaqësuesve socialistë dhe atyre demkratë. Një marrëveshje mes socialistëve dhe demokratëve i hap rrugë dekriminalizimit, ndërkohë që opozita pranoi të bëjë një lëshim për testin e drogës.

“Nuk ka dhe nuk kishte asnjë shans që të miratonim nenin qesharak të testit të drogës. Nuk ka asnjë vend në botë që ka një nen të ngjashëm. U them atyre që e kanë propozuar, për të damkosur Shqipërinë në sytë e gjithë botës, le ta miratojnë këtë nen në statutin e partisë së tyre. Le ta bëjnë atje testin e alkolit, drogës dhe duhanit po deshët. Jemi në fund të një procesi”, tha Taulant Balla, pasi ra dakord me Oerd Bylykbashin për draftin që do të miratohet me konsensus në Kuvend.

Sipas Bylykbashit numri i atyre që do të duhet të dorëhiqen nga postet publike mund të jetë edhe më i madh se sa mendohej.

“Kur Kuvendi të miratojë ndryshimet me do ia lëmë ligjit të gjejë deputetët apo zyrtarët, përfshirë kryetarët e bashkive për verifikimet e nevojshme”- tha deputeti i PD-së.

Demokratët pretendojnë se janë 19 deputetë me rekorde kriminale në rradhët e mazhorancës, megjithatë disa prej tyre janë tashmë në burg. Brenda vitit të ardshëm ligji do të vihet në zbatim, sipas Bylykbashit.

“Ka afate për miratimin e akteve dhe për verifikimet, për ata që janë sot në funksione publike do të operohet menjëherë dhe cdo person do humbasë mandatin sapo të dalë konkluzioni. Brenda muajit që vjen e kemi mbyllur kornizën zbatuese, e besoj do të jetë vitin tjetër në zbatim”.