mark-frroku_1
Mark Frroku jep dorëheqjen nga mandati i deputetit. Përmes një letre drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Frroku bën me dije vendimin e tij për të lënë mandatin e marrë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Lajmin e konfirmon avokati mbrojtës i deputetit, Saimir Vishaj.

“Mark Frroku tërhiqet pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku është dërguar çështja e tij për mandatin”, ka deklaruar avokati.

Deputeti kristian demokrat u arrestua pasi po gjykohet nga drejtësia belge për një vrasje të kryer në vitin 1999. Por praktikisht deputeti i Shkodrës është pa mandat sepse ka kaluar më shumë se 6 muaj pa marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Ligji parashikon që pas 6 muajsh mungese hiqet automatikisht mandati.Vendimi i Frrokut vjen në një kohë që është duke u pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e tij.