manjani-1

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka thumbuar qeverinë në lidhje me lënien në harresë të Ditës së Republikës, 11 janarit. “Shumë i çuditshëm ky ‘injorim’ i vazhdueshëm i ditës së Republikës. Komunistët nuk ishin të vetmit themelues të saj” shkruan ministri i LSI në Twitter. Qeveria nuk ka organizuar asnjë aktivitet për këtë ditë. Shqipëria u shpall Republikë më 11 janar 1946 pas një referendumi popullor.