manjani5_0_0

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ishte sot në burgun që ndodhet te “Ali Demi” në Tiranë, ku u liruan me amnisti 9 gra.

Ai kërkoi riintegrimin e tyre si njerëz të lirë, ndërsa “thumboi” ministrin e Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, të cilin e ftoi të mbajë premtimin. Sipas Manjanit  “kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opison”.

“ Ju siguroj që janë të riedukuar dhe krejtësisht të mundur për tu rintegruar si njerëz të lirë.  Ti mirëpresim këta njerëz ti japim mundësinë të jetojnë mes nesh. Jam gati të lëshoj rekomandime për vende pune kudo që të ketë nevojë. Në punë të ligjshe, sepse kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opsion. Uroj që Klosi të mbajë premtimin”, tha Manjani.