ylli-manjani
Nënkryetari i LSI, Ylli Manjani, sapo ka dalë nga takimi me kryeministrin Ilir Meta duke lënë të nënkuptohet se do të jetë ai ministri i ardhshëm i Drejtësisë.

Manjani nuk e tha këtë hapur, por siguroi se portofoli i Drejtësisë do t’i mbetet LSI dhe se formula bashkëqeverisëse nuk do të preket.

Burime të lapsi.al mësuan se Manjani do të jetë numri një i drejtësisë në vend dhe kjo do të mësohet së shpejti.

Emërimi i Manjanit në postin më të lartë të drejtësisë, do të ishte një shenjë e madhe tolerance nga ana e kryeministrit Rama.

Manjani ka qenë ndër politikanët e LSI që e ka sulmuar më ashpër Edi Ramën, në kohën kur LSI qeveriste me Sali Berishën, madje duke e akuzuar edhe për përdorim droge.

Por mesa duket, aftësia e Manjanit për të ndryshuar do ta ketë bindur kryeministrin të pranojë emrin e tij si kandidat për ministër Drejtësie.

Në fund të fundit, Manjani nuk e ka patur vetëm me Edi Ramën.

Ai i ka ngjitur shkallët e karrierës në LSI, pasi u largua nga PS, pikërisht si luftëtar i paepur i konseguencës dhe moralit në politikë.