koco- rama_0_0
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendim për kërkesën e PD-së që t’i hiqet mandati deputetit Koço Kokëdhima.

Kushtutuesja i jep të drejtë opozitës, duke sqaruar se kërkesa e saj ështëë në përputhje me Kushtetutën. Vendimi në favor të PD-së ka marrë 8 vota pro dhe 1 kundër.

Sipas këtij vendimi kërkesën e PD-së duhet ta shqyrtojë sërish Kuvendi dhe të marrë një vendim për mandatin e deputetit Kokëdhima.

Pas vendimit të Kuvendit, dosja shkon sërish në Gjykatën Kushtetuese, e cila vlerëson nëse ky vendim është apo jo kushtetues.

Opozita ka kërkuar ndërprerjen e mandait të Kokëdhimës, me pretendimin se ai ka përfituar para nga fondet publike përmes komanisë “Abissnet”, ndërkohë që kishte marrë mandatin e deputetit.