vrasja mamurras
Në mesnatë një krim brenda familjes ka ndodhur në Fushë Mamurras. 33 vjeçari Fabian Sela është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij nga i vëllai. Autori i krimit Afrim Sela rreth 40 vjeç është arrestuar në vendngjarje nga policia e Kurbinit. Familjarët po merren në pyetje në Komisariatin e Kurbinit për të zbardhur motivet që çuan në vrasjen e 33 vjeçarit.