Mali i Zi pas 8 vitesh negociatash me Bashkimin Europian është vetëm një hap larg anëtarësimit në Union.

Ditën e djeshme vendi fqinj hapi kapitullin e 8-të me BE ndërkohë që ka 8 vite që prej qershorit të 2012 që ka çelur negociatat.

Kapitulli i 8-të i Malit të Zi ka të bëjë me politikat e konkurrencës, antitrustin, bashkimet dhe ndihmat shtetërore.

Nëse Mali i Zi anëtarësohet në BE, do të ishte vendi i 6-të ballkanik pas Greqisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë që do bëhej pjesë e Unionit.

Ndërkohë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor do të ishte shteti i dytë pas Kroacisë edhe pse ka hapur negociatat në data të njëjta me Serbinë.