rama-malaj
Ish-ministri i Financave Arben Malaj i bën thirrje kryeminsitrit Rama të mos e nisë projektin për ndërtimin e selisë së re të Kuvendit, pa sqaruar më parë kërkesën e presidentit turk Erdogan. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Malaj shprehet se Rama duhet të flasë për kushtëzimin e Erdogan, i cili kërkoi mbylljen e institucioneve arsimore të lëvizjës Gylen në Shqipëri.

“Projekti i parlamentit dhe projektet e tjera nuk duhet të fillojnë pa qartësuar këtë kërkesë/kushtëzim të pazakonshëm, pasi mund të ndodh ajo që ka ndodhur shpesh në historinë tonë të mosmarrëveshjeve me “motrat dhe vëllezrit strategjikë”, ku mbetën të pa përfunduara shumë “projekte madhështore”- shkruan Malaj.

Një ditë më parë gjatë vizitës së tij në Tiranë, Erdogan tha se i kishte kërkuar Nishanit dhe Ramës të largonin nga Shqipëria gylenistët, edhe pse ai nuk ua përmendi emrin. Sipas Erdogan, ajo është një lëvizje terroriste në vendin e tij. Turqia është e gatshme tha Erdogan të zëvëndësojë shërbimet e kësaj lëvizje në Shqipëri.