IMG_20150526_102319
Ish opozitari i Ramës brenda PS-së, i përfshirë në lëvizjen për mendim ndryshe, Arben Malaj ka komentuar deklaratën e Blushit, se e braktisi Lëvizjen për Mendim Ndryshe pas zgjedhjeve të 2009-s, me argumentin se nuk dontë të forconte Sali Berishën.
Sipas Malajt i cili është një nga ata që beson se Blushii e tradhëtoi këtë lëvizje, këto janë alibi. Ai thotë se Blushi është viktimë e vetvetes. “Populli i mençur thotë se ‘Koha është gjykatësi më i mirë’.
Opinioni publik ka forcën e analizave shumë më të fortë se një individ, sepse nuk angazhohet në bazë të interesave apo përfitimeve të pritshme personale.
Edhe në përgjigje të pyetjes suaj specifike, parapëlqej t’ju përgjigjem me parimin që më inspiron gjithmonë, atë të pjesës plot të gotës së çdo sfide jo personale. Alibitë me abuzimet se kujt i shërbente apo i shërben një mendim, një lëvizje apo një debat publik, i përket gjysmës bosh. Gjysmës së shpresë të derdhur për arsye të paarsyeshme, që vetëm ata që e hodhën poshtë mund ta dinë më mirë dhe ta sqarojnë më sinqerisht se kushdo tjetër. Kjo ndodh jo rrallë, kur individë të ndryshëm bien “viktima” edhe të vetvetes”, thotë Malaj për Panorama.
Ai ndërkohë ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria, por thotë se ato kanë prodhuar edhe kosto sociale.