Majlinda-Bregu-1-720x621

Majlinda Bregu është shprehur se rruga më e mirë e të bërit politikë është pjesëmarrja në zgjedhje.

Sipas Bregut, Partia Demokratike mund të vijë në pushtet vetëm përmes zgjedhjeve.

“Nuk di rrugë më të mirë të të bërit politikë sesa pjesëmarrja në zgjedhje. E kam bindje politike dhe sidomos PD-ja, nuk ka asnjë shans tjetër për të ardhur në pushtet përveç pjesëmarrjes në zgjedhje.

Unë politikën e di institucionale, me gjithë respektin për revolucionet, lëvizjet, grupimet”- tha Bregu në forumet e Uet.