majlinda-bregu_5

Majlinda Bregu është e para nga radhët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që del publikisht kundër vendimit të Lulzim Bashës për bojkotin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas saj ky vendim sipas saj është marrë në mungesë të nje debati real, ndërsa thekson se s’mbahet mend koha që kur grupi parlamentar i PD mblidhej për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë.

“Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe cadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek ceshtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme.  Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real.  Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd”, shkrun Bregu në reagin e saj të gjatë.

“Edhe PD-në e nxorri refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s’ka lënë gje pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në. Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për tu dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar është për zgjedhje me kundërshtar”, thotë Bregu.

Në vijim ish-ministrja e Integrimit në thotë se PD sot është në një situatë të rrezikshme për të ardhmen e saj.

“Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht!  Partia Demokratike nuk u pajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë!”, shkruan Bregu.

Më tej deputetja e PD-së thotë se nuk mund të heshtë me përballë kësaj situatte, ndonëse u përpoq me mish e me shpirt ta ndihmonte PD-në dhe Lulzim Bashën, duke u munduar gjithashtu të bindte miqtë e PPE-së .

“Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!” Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi! E di që zeri im sot mund të duket një zë në shkretetirë, por shpresoj të mos mbetet kështu. Dhe une jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi!”, thotë Bregu.