Ish kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, njëkohësisht edhe ministër për Diasporën ka reaguar për zhvillimet në Kosovë, ku ka një tentativë për të shfuqizuar ligjin e Gjykatës Speciale. Majko thotë se shteti i Kosovës nuk është një çështje personale. Sipas tij, e drejta shtetërore nuk diskuton asnjë fat personal. Sipas ish-kryeministrit, vendosja e interesit shtetëror mbi fatet e personave, dallon burrat e shtetit nga njerëzit e vegjël.

“Të gjithë partnerët e Kosovës po bëjnë thirrje sot që të mos vazhdohet në këtë drejtim absurd. Ai do të vendosë shtetin e Kosovës nën akuzë. Dhe ajo, nuk do ti ngjajë deklarimeve të përgjithshme që harrohen nesër”, thotë Majko.