17_big
45 hektarë tokë në plazhin e Llamanit në Himarë është vendosur në sekuestro preventive nga Prokuroria e Vlorës. Sipas hetimeve, “kjo sipërfaqe toke, vlera e së cilës kap shifrën e 9 milion eurove, dyshohet se është përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuara”. Toka ishte regjistruar si tokë pyjore, ndërkohë që realisht është tokë bregdetare.

Ajo ishte në emër të një 100-vjecari nga Himara, por Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë kishte refuzuar ta regjistronte për shkak të mungesës së titullit të pronësisë. I moshuari dispononte vetëm një vërtetim të faktit juridik të vitit 1998. Cështja shkoi më pas në Gjykatë, ku gjykatësi Astrit Shema ia njohu të drejtën e pronësisë.

Për Shemën, ministri i Drejtësisë Nasip Naco kërkoi procedim disiplikon në prill të këtij viti. Nga hetimet e Prokurorisë është zbuluar se kërkesa e pronësisë është bërë fillimisht për 30 hektarë tokë, por ka rezultuar se bëhej fjalë për 45 hektarë në plazhin e Llamanit, një prej zonave më të shtrenjta dhe të frekuentuara në Rivierën shqiptare. Vendosja e sekuestros nga Prokuroria do të thotë se deri në përfundim të hetimeve kjo pronë nuk mund të shfrytëzohet.