snip_20170417162340

Pas deklaratave të forta të ministrit gjerman kundër opozitës, Lulzim Bashës tha se Sigmar Gabriel ka qenë i gënjyer nga Edi Rama. “Detajet për të huajt janë të shumta, por Shqipëria është e vogël, për Shqipërinë detajet janë gjithçka” tha Basha në një prononcim për gazetarët, pas takimit.  Kreu i PD u shpreh se ka çmontuar gënjeshtrat që Edi Rama i kishte treguar Gabriel për reformën në drejtësi, duke premtuar se opozita do të futet në kuvend, nëse Rama pranon të rinegociojë 6 ligjet e miratuara pa consensus.

“Çdo përpjekje për të shkatërruar opozitën është përpjekje për të shkatërruar demokracinë, ndaj e vetmja rrugë është qeveria teknike me mandat politik për të luftuar drogën, për dekriminalizimin. Partia Demokratike mbetet e hapur për dialog të mirëfilltë dhe jo monolog shterpë. Realiteti nuk mund të injorohet dhe as të fshihet pas propagandës së Edi Ramës. Propaganda nuk i shërben vendit por i shërben kapjes së shtetit. I shpjegova ministrit rrenat e Ramës për Vetingun. Rama shkeli marrëveshjen e 21 korrikut për të miratuar me konsensus ligjet e reformës në drejtësi. Ndaj opozita nuk mund të bëhet alibi për mazhorancën” u shpreh Basha, që theksoi se nuk tërhiqet nga vendimi për qeveri teknike dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.