edi-rama-shpetim-idrizi-lsa-sakte-mars-2015
Shpëtim Idrizi merr “dhuratën” e dytë pas vendimit për t’iu bashkuar koalicionit të mazhorancës. Ai do të jetë nënkryetari i tretë i Kuvendit. Propozimi është bërë nga PDIU dhe do të votohet sot në seancë plenare. Kuvendi do të ketë kështu tre nënkryetarë: Edmond Spahon, Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin. Dhurata e parë për t’i bashkuar koalicionit ishte lënia e 3 bashkive; Rrogozhinë, Peqin e Konispol.

Por këto janë dhuratat vetëm në nivel të lartë. “Tregu çam” i politikës po lulëzon dhe pritet të lulëzojë edhe në nivele më poshtë. Kështu, thuhet se Idrizit i është dhënë edhe drejtoria kombëtare e barnave, një dikaster mjaft i lakmuar ky, ku pas shkarkimit të Zhani Levanit është emëruar nga PDIU një vajzë e re, e cila nuk ka formimin e përshtatshëm profesional për këtë detyrë. Ndërkohë, burime nga mazhoranca, thonë se Idrizi pret të marrë si shpërblim për “tradhëtinë” e radhës edhe drejtimin e disa drejtorive të tjera, me njdeshmëri të lartë në tregun e interesave.